Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Luçiano Boçi: Ku ishe ti gazetar?

Aktualitet E hënë, 16 Dhjetor 2019 10:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Luçiano Boçi

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Paketa antishpifje e Ramës ka nxitur reagimin më të fortë gazetaresk të ndodhur ndonjëherë të post ’90. Duket se media në Shqipëri është zgjuar dhe gazetarët janë të vendosur për të mos pranuar ekzekutimin e fjalës së lirë nën justifikimin e një dinjiteti abstrakt të nëpërkëmbur, nga një pushtet që çdo ditë po rrëshqet drejt një regjimi autokratik. Precedenti duket që është i rrallë dhe një kundërvënie e tillë pushtet ekzekutiv-media, normalisht në çdo vend demokratik do sillte disfatën e sigurt të qeverisë. Por pavarësisht debatit të shtrirë në kohë, duket që Rama nuk lëviz nga pozicioni i tij dhe as nuk e mendon që në këtë përballje ai të humbasë. Thënë ndryshe, Rama dhe pushteti i tij nuk kanë aq frikë nga gazetarët. Këtë e dëshmojnë edhe raportet ndërkombëtare për lirinë e medias të përkeqësuar ndjeshëm. Arsyet e guximit të tij për të sulmuar hapur mediat online janë të disata dhe lëvizja e tij finale nuk ishte një rrufe në qiell të pastër. Ky hap ligjor antikushtetues i tij vjen jo më kot tani. Vjen pikërisht në këtë moment, kur ai prej kohësh ka futur nën sqetull mediumet më të mëdha mediatike në vend, shkalla e implikimit ekonomik e të cilave është sipërore dhe kur po e kupton që zhvillimi teknologjik po zhvendos informacionin dhe formimin e opinionit drejt komunikimit elektronik. Në këtë terren, fajkonjtë e tij propagandistikë kërkojnë të diktojnë deformimin e lajmit në ekranet më të shikuara, brenda të cilave nuk mungon njëkohësisht pasioni i shfrenuar i atyre, që nën zhgunin e gazetarit i hedhin akoma më shumë benzinë zjarrit të propagandës që prodhohet në zyrat e agjitpropit kryeministror. Përpos kësaj me lojërat e tij të interesave, Rama ka kontaminuar ambientin gazetaresk, i cili dukshëm është i përçarë, për shkak të zhvendosjes së monopolit të zërit, sipas formulës: zëri më i fuqishëm në opinionin gazetaresk është i atij që qëndron më afër pushtetit. Kjo ka bërë që opinionet e pjesës absolute të gazetarëve, lufta ndaj gazetarëve “të zakonshëm” që dalin nga rreshti, apo kërkesat e tyre deri për të mos “punuar në të zezë”, të anashkalohen me cinizëm ose me një mirëpranim të gjendjes për hir të detantes me drejtimin politik. Ndërkohë, interesat e gazetarëve, të shpërndara në disa shoqata, nuk i mbron askush dhe “revolta” e sotme e disa prej drejtuesve të tyre ka ngjyrat e së pabesueshmes.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 9 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 9 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 10 orësh

Shoqatat kanë harruar me dashje të kërkojnë statusin e munguar të gazetarit. Afilimi i tyre politik ka rrëzuar peshën e fjalës dhe paqja prej kohësh me qeverinë i ka larguar ndjeshëm nga fjala e vetë gazetarëve, që shpesh me kurajën e tyre dhe profesionalizmin për të thënë të vërtetën kanë tejkaluar dhe qëndrimet e shoqatave, por dhe të vijës editoriale të mediave ku ishin të punësuar. Një gjendje e tillë ka vërtetuar thënien e Zogajt, që në Shqipëri ka gazetarë të lirë, por jo media të lira. Gazetarë që vërtet kanë prodhuar lajm, informim, qëndrime realiste e analiza perfekte, duke u dhënë emër mediave, të cilave i kanë shërbyer dhe vazhdojnë duke i shërbyer me devocion publikut. Por kjo liri e gazetarëve dukshëm mbetet kaotike, fluide, e përçarë, e çorganizuar, e autocensuruar, shpesh e anatemuar si opozitë politike, brenda vetë klasës së gazetarëve, duke qenë thjesht qytetare dhe profesionale. Në shumë raste, kjo liri ka heshtur ose është deformuar, për të mos thënë që është keqpërdorur.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E në këtë situatë komplekse, marshimi i Ramës drejt hegjemonisë së censurës dhe hakmarrjes ndaj portaleve e mediave armike, nuk është aspak rastësi. I mbështetur apo i patrazuar, Rama nuk udhëtoi i vetëm drejt këtij absurdi. Ai ka kohë që e çan një brazdë të tillë.

Krahas të tjerave, qëllimeve politike, arrivizmit personal, babëzisë ekonomike pushtetare, ai pati aleat në këtë rrugëtim njëlloj konformizmi gazetaresk të diktuar nga bajraktarizmi i interesave, e shoqëruar kjo me një lloj fashino-je të rremë, të mbjellë nga tifozët politikë, për një njeri që vinte në krye të shtetit nga bota e gazetarisë.

Dhe gazetarët në përgjithësi nëpërmjet shoqatave, pasi në raste të veçanta ka pasur reagime për shkak të këtij konformizmi, munguan me zërin e tyre kur Rama me zaret e tij godisnin gazetarë të veçantë, duke i detyruar të largoheshin nga vendi i punës ose dhe nga Shqipëria, sepse kishin prekur emocionalisht të parin e vendit, duke thënë të vërtetat e hidhura. Publicus, Tota, Xhaja, Telnisi etj., nuk mund të trajtoheshin si “marrëdhënie personale”.

Nuk demaskuan nismat e Ramës për ndryshimet anti KE në ligjin për median dhe kapjen e AMA-s e as qokat e tij me rrjetet frekuencore.

Munguan në solidaritet, kur Bejtja bënte thirrje për bojkot ndaj Kryeministrit.

Heshtën kur mbylleshin programe e priteshin kontrata me të padëshiruarit si Krasta apo Rakipi e të tjerë të dukshëm apo të padukshëm.

Nuk anatemuan në kor dhunën verbale e gjuhën e tij të papranueshme ndaj Pekës, Zhejit, Ambrozias apo Zykajt.

U përçanë midis tyre kur qesëndiste me epitete banale gazetarinë e gazetarët kritikë.

Nuk e ngritën aq shumë zërin kur Rama mbyllte media online si Kryeministri.al apo Hashtag, vendimet ndaj të cilave i hapën rrugë Ramës që të godiste më pas Brrylin, JOQ, Dosjen dhe që nuk e pengojnë atë të mbyllë akoma të tjerë, që ndershmërisht kritikojnë e transmetojnë të vërtetën.

Kësisoj, Rama nuk kishte më pengesa për të pjellë këto ndryshime lufte ndaj fjalës së lirë.

Prishja sot e këtij konformizmi përbën lajmin më të mirë për gazetarinë dhe lajmin më të keq për Ramën. Por kjo nuk besoj se mjafton. Beteja e gazetarisë me pushtetin duhet të jetë më frontale dhe suksesi sikur të ndodhë nuk mund të përmbyllet në tërheqjen e Ramës ndaj këtyre ndryshimeve, pasi censura do mbetet edhe jashtë këtij ligji. Gazetarinë sot duhet ta shpëtojnë vetë gazetarët. Demokracinë nuk e mbron thjesht vetëm politika, por më së shumti media. Përndryshe, gjithkush nesër do pyesë:

Ku ishe ti gazetar?

Etiketat e lidhura

Luciano Boci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 7 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 8 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 9 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 9 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 9 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 12 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 11 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 13 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.