Luçiano Boçi theu herësin në Elbasan: Beteja për të çrrënjosur të keqen që ka pushtuar vendin vazhdon

Vijon numërimi i votave për kandidatët preferencialë në të gjitha qarqet e vendit. Në qarkun e Elbasanit, numërimi po shkon drejt mbylljes, ndërkohë që nga radhët e Partisë Demokratike, prin kandidati Luçiano Boçi.

Edhe pse i renditur i shtati në listë në një kohë që PD në këtë qark siguroi 6 mandate, Boçi mund të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm duke thyer herësin.

Pas këtij rezultati, vetë kandidati Boçi përmes një postimi në rrjete sociale shpreh falënderimet për të gjithë qytetarët elbasanas që e votuan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera, ai thotë se beteja për të çrrënjosur të keqen që ka pushtuar vendin vazhdon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë i Boçit:

Shumë pak të shprehësh vetëm falenderime për qytetarët e qarkut Elbasan, të cilët më votëbesuan ndershmërisht, me ideal e vërtetësi, pa u ndikuar as nga paratë e pushtetit, as nga dhuna e tij, as nga joshjet e miklimet për favore!

Nuk mjafton vetëm mirënjohja për strukturat e Partisë Demokratike të qarkut e drejtuesit e tyre, komisionerët, vëshguesit, grupet mbështetëse, përfaqësuesit e ZAZ-ve, numëruesit, të gjithë anëtarët e PD, të cilët më përkrahën pa bujë e zhurmë, po me shpirt e zemër, nē këtë betejë të pabarabartë me të keqen!

Përulje respekti për ekipin tim të mrekullueshëm e të palodhur, plot jetë, vlera e vizion, me vajza e djem të mençur, entuziastë e me shumë dëshirë për të ardhmen!

Nderime pa fund për shokët e miqtë e mi të shumë brezave e shtresave e bashkëpunëtorët e kaq viteve politikë, të cilët nuk u shkëputën as një minutë e centimetër nga lufta krah meje!

Vlerësime të sinqerta e të vërteta për Kryetarin e PD, zotin Basha që me besoi kandidimin, për Gazin që drejtoi me dinjitet fushatën e qarkut, për grupin cilësor të deputetëve që me diferencat e qëndrimeve e opinioneve kalimtare, më motivuan më shumë.

Në fund, familja ime tashmë e rritur në numër, jam vetë unë!

Megjithatë nuk mund të bërtas dot FITORE, sepse kjo e imja është thjesht një rreshtim i ri pranë të gjithëve ju!
Beteja për të çnjërrosor të keqen që ka pushtuar vendin vazhdon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?