Lufta e bandave në Elbasan, Artan Hoxha: I vetmi vrasës me pagesë i arrestuar, atentatori i fisit Çapja

Gazetari investigative Artan Hoxha deklaroi mbrëmjen e sotme se i vetmi vrasës me pagesë i arrestuar deri më tani që lidhet me bandat e krimit në Elbasan është 19-vjeçari Shkëlzen Hasanpapaj.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24” Hoxha pohoi se I riu akuzohet për atentatin ndaj Florenc Çapjes në Elbasan në qershor të 2016, ndërsa u ekstradua nga Holanda në muajin shkurt të këtij viti. Gazetari pyeti drejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar, Idajet Faskaj lidhur me faktin nëse ky atentator ishte marrë në pyetje për të hedhur kështu dritë edhe mbi veprimtaritë krimianale në Elbasan.

Artan Hoxha: Një nga personat e arrestuar në Elbasan, i cilësuar si vrasës me pagesë është arrestuar në Amsterdam më 22 qershor dhe është ekstraduar, Shkëlzen Hasanpapa. Unë e di që është ekstraduar ky person. A jeni lejuar nga prokuroria të bashkëpunoni me të. Kemi të bëjmë me një atentator 19 vjeç, person me rrezikshmëri maksimale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Idajet Faskaj: Është bërë identifikimi i personit, është bërë procesi i ekstradimit dhe është arrestuar.
Artan Hoxha: U intereson juve ky personazh, pasi është i vetmi atentator i identifikuar dhe ekstraduar nga jashtë..
Idajet Faskaj: Ne na interesojnë të gjithë personat që janë të përfshirë dhe të implikuar. Nuk ka si t’i bëjmë kërkesë prokurorisë, pasi hetimet ajo i kryen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Artan Hoxha: Zoti Pjerin Nderu kur ka qenë drejtues policie, për arsye emergjence, ndonjëherë duhet thënë se janë anashkaluar rregullat, për rritjen e sigurisë së vendit.
Pjerin Ndreu: Është prokurori që autorizon apo i kërkon ndihmë policisë që mund të plotësojë një ngjarje.
Artan Hoxha: Është i vetmi vrasës në këtë serial ngjarjesh që ka krijuar këtë problematik, i identifikuar me prova filmike, i kapur në Holandë, i ekstraduar në Shqipëri. E kemi aty.
Pjerin Ndreu: Për sa kohë është personi në hetim, nuk mund të japi përfundime. Ne nuk mund ta paragjykojmë dhe policia s’ka të drejtë të nxisë hetimet.

Artan Hoxha: Në Elbasan ka një situatë problematike. Nuk është krim i nivelit të rëndomtë. Kemi të bëjmë me grupe kriminale që disponojnë asete të mëdha. Vetëm në një vend janë gjetur 3 automjete të blinduara. Kur kemi një lloj të tilli niveli. Jo më kot është gjetur qitësi 19-vjeçar. Kur janë në një moshë më të pjekur nuk bëjnë këto lloj budallallëqesh. Aty është goditur shteti (në rastin e videos në Elbasan) Kur shoh atë moment, më hyjnë të dridhurat. Kur ti ia bën ata zv.drejtorit, ku do ta gjejë kurajën ai qytetari i thjesht?! Kur u bë ndryshimi në Elbasan, informator me pagesë ka pasur 5. Ne nuk kemi më kohë që të presin provat, pasi ata po i fusin frikën qytetit.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?