Lufta kundër drogës, Sinaj: Posta e Selenicës të shndërrohet në komisariat

Deputeti i PS-së Vullnet Sinaj, ka propozuar që stacioni policor i Selicës të shndërrohet në një komisariat policor. Sipas Sinajt, godina aktuale e Policisë së Selicës, e cila është pjesë e Bashkisë së Selenicës, nuk plotëson nevojat e forcave policore.

“Atje është vetëm një postë policie, nuk ka komisariat. Ajo është një bashki shumë e madhe, e shtrirë nga Selenica, ka gjashtë njësi administrative dhe shkon deri afër Kucit si zonë.Është një territor shumë i vështirë, shumë malor, me një mjet të vetëm, me një godinë që nuk i plotëson ato nevojat e policisë atje. Por unë do t’ju propozoja që ta bënit komisariat, postën e Selenicës. Sepse është e pamundur atje të kërkosh maleve,sidomos tani që është lufta kundër lëndëve narkotike. E shikoj që policët përpiqen jashtëzakonisht, por e kanë të pamundur me ato kushte që kanë; me mjetet dhe me forcat e pakta që kanë”, u shpreh Sinaj në Komisionin e Ligjeve.

Kërkesës së Sinajt, zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj iu përgjigj se çështja e klasifikimit në postë ose komisariat është një çështje karakteristike e zonës dhe problemeve që ka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?