“Lufta me plehrat”, aktivistët: Nuk i paguajmë gjobat për emrat e deputetëve në kazanë. Baraj: Duhet të keni argumente

Të rinjtë që u ndaluan pas protestën para Kuvendit kundër ligjit për mbetjet thonë se nuk do të paguajnë gjobat që u janë vendosur. Dy prej të rinjve që morën pjesë në protestë, u ndaluan pasi u kapën duke shkruar emrin e kryeministrit Rama dhe të deputetëve nëpër koshat e mbeturinave.

Në emisionin “Njerëz në Fokus” të gazetares Ola Bruko, ata thonë se janë studentë dhe nuk mund të paguajnë gjoba të kësaj natyre.

Baraj tha se duhet që të rinjtë përveçse të angazhohen në nisma të tilla, duhet që edhe të ketë pikëpamjet e tyre dhe argumentet për çështjet për të cilat shprehen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por të rinjtë, Klodian Leka dhe Bislim Lakba, thonë se nuk kanë mundur të lexojnë projektligjin për mbetjet, pasi nuk është publikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky veprim i të rinjve erdhi pas thirrjes nga foltorja të deputetit ‘rebel’, Ben Blushi. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të gjithë ata deputetë që votojnë ligjin e mbetjeve t’u shkruhet emri nëpër kazana plehrash.

Pas shumë debatesh dhe diskutimesh në seancën plenare, ligji kaloi në parim me 63 vota pro, ndërsa përçau mazhorancën. Jashtë ambienteve të Kuvendit, shoqëria civile dhe qytetarë të thjeshtë protestuan për orë të tëra në shenjë kundërshtie për këtë ligj, duke e cilësuar miratimin e tij, tradhtinë më të madhe kombëtare që i është bërë këtij populli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?