Lufta me zjarret – Helikopterët shuajnë flakët në Llogara

Helikopterët e kompanisë VIVA dhe stafi gjerman kanë nisur luftën me flakët në parkun e LLogarasë. Menjëherë pas thirrjes së emergjencave civile, VIVA ka nisur operacionin e rradhës për të vënë nën kontroll flakët

Helikopterët e kompanisë Viva si dhe stafi gjerman kanë nisur një tjetër mision për shuarjen e flakëve. Emergjencat civile kanë kërkuar ndihmë urgjente për ndërhyrje nga ajri, për të vënë nën kontroll zjarrin e rënë në parkun kombëtar të Llogarasë. Menjëherë pas marrjes së kërkesës VIVA ka nisur operacionin për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Emergjencat civile në shkresën e dërguar VIVA nënvizojnë se Zjarri i rënë ka përmasa të mëdha dhe ndërhyrja e zjarrëfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor. Ndaj dhe ndërhyrja e helikopterit të Viva është konsideruar e domosdoshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

VIVA ashtu si dhe në operacione të tjera ka angazhuar stafin me mijëra orë fluturime në operacione të vështira, por tashmë dhe me një eksperiencë në shuarjen e flakëve në Shqipëri, ku prej javësh kanë realizuar me sukses shuarjen e flakëve në çdo mision ky është kërkuar ndihmë. Nga marrja e njoftimit helikopteri ka vijuar punën duke marrë ujë në det dhe duke hedhur pa pushim mbi flakët, deri në vënien në kontroll të situatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?