Lufta ndaj COVID-19 me pak viktima, mjeku shqiptar tregon 3 elementët që po bëjnë diferencën në Gjermani

Mbi 103 mijë persona janë prekur nga koronavisur në Gjermani, ndërsa janë konfirmuar të vdekur 1810, me një vdekshmëri më të ulët se 2%. Në anën tjetër, shtete si Italia, Spanja, Shtetet e Bashkuara apo Franca janë duke u përballur me një numër mjaft të lartë të vdekjeve.

Mjeku pneumolog, Gani Oruqaj, i cili punon në Hessen  të Gjermanisë, ka treguar  disa detaje mbi mënyrën se si Gjermania po mundohet të mbajë nën kontroll pandeminë e koronavirusit.

Ai veçoi 3 elementë, të cilët sipas tij, mund të kenë një ndikim në shifrat gjermane krahasuar me shtetet e tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në Itali, mund të ketë numër më të madh të të prekurve, të cilët nuk janë testuar. Faktori i dytë, grupi i testimeve. Moshat e reja përhapin virusin dhe duhen testuar, ashtu siç po e bën Gjermania. Faktori i tretë është sistemi shëndetësor. Ai gjerman është më i përgatitur, me një numër më të madh shtretërish”.-tha mjeku për A2

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i përket medikamenteve të përdorura, ai theksoi se nuk ka terapi antivirale, por terapi suportive, e cila është e vërtetuar edhe shkencërisht për trajtimin e shokut septik.

Edhe në Gjermani, po ashtu si edhe në Kinë apo në shtete të tjera, koronavirusi prek më shumë meshkujt. “Më shumë prek meshkujt. Rreth 60-70 përqind janë meshkuj nga viktimat, po ashtu edhe shumica e personave që janë në intensiv janë meshkuj”, tha mjeku shqiptar që punon në Gjermani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?