Lufta në Ukrainë, banorët e Dibrës kthejnë sytë nga bunkerët e Enverit

Një nga vendqëndrimet e sigurta në Kiev, janë bunkerët e Luftës së Ftohtë, ndaj edhe në Shqipëria ka me qindra bunkere të ndërtuara në kohën e diktaturës.

Bunkerët në Maqellarë të Dibrës janë kthyer në magazine për fshatarët, ose janë amortizuar nga koha. Bunkerët janë lënë në harresë për dekada me radhë, por pas situatës në Ukrainë mesa duket sytë janë kthyer nga ta.

Banorët në Maqellarë, thonë se bunkerët apo tunelet e strehimit në rast lufte ato duhet të mirëmbahen, pavarësisht se shumica prej tyre tanimë janë shkatërruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si dihet bëhet luftë apo jo, nuk duhet të prishen. Ai bunker të mbron kokën nesër, nuk është mirë ta prishësh”. Shqipëria komuniste ndërtoi rreth 173 mijë bunkerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?