Lufta për Elbasanin, 12 viktima në 2 vjet

Lufta në Elbasan mes bandave në 2005, nisi për territor. Ajo shkaktoi viktimat e para dhe në të tilla situata krijoi hakmarrjen brenda qytetit. Pavarësisht se në luftë jane dy familje, personat e prekur degëzohen në shume familje, çka tashmë e ka përhapur më së shumti rrezen e përgjakshme.

Gjykatat në fakt kishin shumë mundësi në 2016-ën pas arrestimeve që policia bëri në këtë qytet ti jepnin fund një sage të përgjakshme, por ajo i la të lirë me vetëm disa muaj burg, disa prej eksponentëve. Një tjetër mundësi ju dha edhe në 2019-ën, por sërish kjo rezultoi pa ndonjë sukses. Ndaj lufta mbetet e hapur.

Elbasani nuk mund të jetë Siçili, por për nga menyra e zhvillimit në harkun kohor të disa viteve, hakmarrja zë fill historinë e mafias. Konkurenca mbi të gjitha, prishja e pazareve kryesisht të drogës, por edhe dëshira për të kontrolluar qytetin. Identik historia e Palermos. Me vetëm një ndryshim. Në Palermo gjithçka u mbyll brenda dhjetë vjetësh.

Edhe familjet rivale të sotme në Elbasan, fillimisht ishin miq me njëri tjetrin, miqësi e cila u prish kur u rregjistrua vrasja e parë. Një tjetër histori droge e shkuar keq, po regjistron viktima me rradhë. Sërish trafiku kryhej jashtë Shqipërisë. Ajo është pak më e dhunshme se e para. Brenda një kohe të shkurter ka rregjistruar 12 viktima. Dhe kjo në vetëm dy vjet. /Vizion Plus/

SHKARKO APP