Lufta rrezikon të zgjerohet, Trump lëshon paralajmërimin më të fortë ndaj Iranit
Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë goditur rreth dhjetë objektiva ushtarake iraniane në zonën e Ngushticës së Hormuzit, në përgjigje të sulmit të Iranit ndaj një anijeje tregtare cisternë një ditë më parë.
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se, nëse përshkallëzohet konflikti, “Irani nuk do të ekzistojë më”.
Në një postim në Truth Social, ai tha se avionët amerikanë goditën depo ushtarake dhe radarë bregdetarë iranianë, duke akuzuar Teheranin për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit.
Gjatë natës, Garda Revolucionare Islamike (Pasdaranët) mori përgjegjësinë për sulmet ndaj bazës së Flotës së Pestë të SHBA-së në Bahrein dhe një baze tjetër amerikane në Kuvajt, si hakmarrje për sulmet amerikane në territorin iranian.
Autoritetet e Bahreinit njoftuan se mbrojtja ajrore e vendit ka interceptuar dhe shkatërruar raketa dhe dronë iranianë, duke e vendosur ushtrinë në gjendje gatishmërie maksimale.
Ndërkohë, Hezbollahu reagoi me zemërim ndaj marrëveshjes-kornizë mes Izraelit dhe Libanit, të nënshkruar të premten në Uashington, ndërsa në Bejrut janë raportuar trazira.
ATSH
KOHA JONË SONDAZH

