Lufta Rusi-Ukrainë, importuesit e miellit në Shqipëri thonë se kanë rezerva
Lufta Rusi-Ukrainë pritet të japë ndikim në ekonominë botërore. Europa po përjeton rritjen e çmimeve të gazit dhe naftës e për rrjedhojë dhe rritje të inflacionit. Importuesit më të mëdhenj janë Holanda dhe Gjermania, të cilët po e vuanin shtrenjtimin e naftës edhe para përshkallëzimit të konfliktit.
Nevoja e Europës për gaz është edhe më e madhe sesa ajo për naftë. Rreth 40% e gazit natyror importohen nga Rusia, pra më shumë se 1/3. Ka zëra që thonë se shumë shpejt Europa do të paguaj 2000 euro për 1000m kub gaz. Shtrenjtim me 10% kanë pësuar edhe tregjet e energjisë elektrike.
Pavarësisht garantimit të furnizimit, konflikti do të sillte një rritje të pashmangshme të çmimit, që këtë vit po ndikohet edhe nga prodhimi i ulët dhe kriza energjetike, që ka rritur kostot. Në Shqipëri pritet që ndikimi të mos ndihet për momentin. Importuesit e miellit kanë deklaruar se ka rezerva të mjaftueshme.