“Luftë” me flakët, riaktivizohet zjarri në Akërni, janë përhapur 24 vatra të reja

Është riaktivizuar zjarri në zonën e Akërnisë në Vlorë. 24 vatra të reja janë përhapur dhe shërbimi zjarrëfikës, emergjencat civile dhe ushtria nuk kanë mundur të vënë në kontrollë flakët. Pati vetëm disa orë të qeta gjatë paradites së dielë, por falët përparuan sërish të ndihmuar nga era e fortë. Në 24 orët e betjes me flakët, autoritet lokale raportojnë për hektarë të tërë të shkurmbuar pyjesh e kullotash por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Janë riaktivizuar vatrat e zjarrit në pyllin e Akërnisë deri në afërsi të Zvërnecit në Vlorë për shkak të erës së fortë. Shërbimi zjarrëfikës, ushtria, emergjencat civile për më shumë se 24 orë vijojnë misionet e tyre për lokalizimin e flakëve. Në total janë 24 vatra zjarri dhe flakët vijonë të përparojnë duke rritur bilancin e dëmeve me hektarë të tërë pyjesh, shkurresh dhe kullotash të djegura.

Misionet e ndërhyrjes janë nga toka dhe ajëri ku ministria e Mbrojtjes angazhoi efektivë ushtrakë dhe një helikopterë të ushtrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pati vetëm disa orë të qeta gjatë paradites së dielë, ku zjarri u lokalizua por kjo gjendje nuk zgjati shumë, pasi flakët nisën sërish të përhapen në drejtimin e kundërt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritet do të bejnë më vonë bilancet e dëmeve, por thirrjet janë për banorët që jetojnë pranë këtyre zonave, që të lënë banesat e tyre për të mos patur pasoja tragjike.

Mjaft efektivë të shërbimit zjarrfikës rrezikuan jetën e tyre pasi qëndruan për disa orë të rrethuar nga flakët dhe ekspertët e vlerësuan si një nga situatat më të vështira të ndërhyrjes.

Ministria e Mbrojtjes përforcoi këtë aksion për të vendosur në kontroll flakët, duke ndërhyrë me anë të një helikoptetri ushtarak nga ajri dhe nga toka u angazhuan dhjetra efektivë ushtarakë.

Pas shumë orë përpjekjesh, zjarri në pyllin e Akërnisë është lokalizuar, por dëmnet janë të konsiderushme pasi janë shkrumbuar hektarë të tërë më pyje, shkurre dhe kullota.

Policia u bëri thirrje qytetarëve që banojnë pranë kësaj zone të marrin masa për t’u larguar nga banesat të cilat rrezikoheshinnga flakët, por fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?