Luiza Gega vlerësuese e gazetareve

Nga Nilda Halili-

Me Kampionen e Evropës Luiza Gega. Faleminderit që na dhurove emocione qe i kishim harruar. Fitorja jote është një mesazh për të gjithë ne. Teorikisht e dimë të gjithë se me vullnet, përkushtim dhe dashuri mund të arrihet gjithçka, por ti na e tregove me fakte se si arrihet kjo. Të pamundurën e bëre të mundur. Jam shumë e lumtur për ty dhe të uroj më të mirat e jetës. Faleminderit që kurrë nuk u ke thënë JO intervistave të mia, edhe kur unë ende isha një studente dhe mbase përgjigjet e intervistës do i shikonin vetëm shokët e klasës, por ty nuk të interesonte kjo gje dhe më trajtoje si profesioniste. Eh, po këtë mund ta bëjë vetëm një njeri i jashtëzakonshëm si ty, sepse si sportiste tashmë flasin medaljet e tua historike. Të duam.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?