Lule dhe dedikime nga familjarët për të shtruarit tek Infektivi

Me shtimin e rasteve të të infektuarëve nga pandemia, janë shtuar familjarët përpara dyerëve të spitaleve Covid. Ujë, lëngje dhe veshje janë produktet që u nevojiten të shtruarëve në pavionet e Infektivit.

Ky familjar ka rezervuar në qesen e tij edhe një vend për një tufë lule për bashkëshorten si dhe një letër dedikuese nga fëmijët. Paralelisht me ilaçet thotë se kanë nevojë edhe për mbështetje.

Shenjat e Covid-19 janë të njejtat, por hera-herës qytetarët i neglizhojnë duke ia faturuar gjendjen gripit stinor. Disa prej të shtruarëve kanë pasur nevojë të menjëherëshme për oksigjenim që ditën e parë. Virusi vijon të jetë agresiv, kryesisht ndaj të pavaksinuarëve.

Spitali Infektiv po punon me të gjitha kapacitetet e mundshme, ndërsa pjesa tjetër e pacientëve po trajtohen në Spitalin Covid 3. Ekspertët e shëndetit publik thonë se përtej shtimit të infektimeve, fatmirësisht nuk jeminë të nj ejtën gjendje, si vala e kaluar e pandemisë.

SHKARKO APP