Lulzim Basha i vrerosur: “Pse zoti Manja liroi 100 të burgosur për korrupsion?”
Lulzim Basha, që ka zyrtarisht PD, tha sot në konferencë shtypi se qeveria dhe sidomos ministri i Drejtësisë, hartuan një projektligj me hile dhe që liroi të korruptuarit.
Basha pyeti i vrerosur dhe me një ngrysje jashtë natyrës së tij të qeshur: “Pse zoti Manja pret deri të enjten për përgjigjet? Ai është kapur me presh në duar, duke gënjyer. Ai nuk ka gënjyer nga halli, por planifikoi lirimin e dhjetërave deri në 100 të burgosur, të dënuar për korrupsion nga GJKKO. Manja bën hipokrizi te SPAK kur thotë “luftoni korrupsionin”, por bëri pazare. Ata kërkojnë që t’u mbyllin gojën me kodin e heshtjes. Është atentat ndaj SPAK dhe reformës në drejtësi. Nuk është bërë me eksploziv dhe karikator, por me akt politik.”, tha Basha.
PD zyrtare akuzon Berishën se i shërbeu Kryeministrit Rama me Aministinë Penale, pasi u votua edhe neni që liron para kohe të burgosurit për korrupsion.
Por më i ngrysur ka qenë deputeti Enkelejd Alibeaj që akuzoi ministrin e drejtësisë se ka futur në mënyrë tinzare nenin që jep mundësi të dënuarve nga SPAK për korrupsion, sipas atij.
Ndërkohë ministri Manja ka mohuar akuzat. Fakti është se deputetët e PD së Berishës e votuan ligjin.