21 Janari, Basha në SPAK: Deklarova gjithçka që kisha dijeni

Kreu i demokratëve euroatlantikë dhe ish-kreu i selisë blu, Lulzim Basha u paraqit këtë pasdite të së enjtes në ambientet e SPAK-ut. Aty për më shumë se 1 orë, Basha dha përgjigje për çështjen e 21 Janarit.

Basha ka qenë ministër i Brendshëm me 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para Kryeministrisë u vranë nga plumbat e shtetit 4 protestues.

Për gazetarët Basha u tregua i rezervuar pasi doli nga SPAK-u.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lulzim Basha nuk dha asnjë koment mbi atë se çfarë mund të ketë deklaruar para prokurorit të posaçëm Alfred Shehu, por gazetarëve u tha vetëm se ishte thirrur si person që ka dijeni për çështjen dhe se duhet të ruajë sekretin hetimor. Basha me batuta u tha gazetarëve se konferencën për shtyp do ta mbajë një herë tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje në hetim.

Gazetarët: Për 21 janarin?

Basha: Informacionin se për cilën çështje ju lus ta merrni te institucioni se duhet të respektoj sekretin hetimor.

Gazetarët: A ka pasur urdhër më 21 janar për të qëlluar?

Basha: Kjo ishte gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje, për të tjerat me siguri ju ka marrë malli për konferencë për shtyp por duhet të prisni dhe pak. Mirupafshim

Gazetarët: Shfaqesh pas shumë kohësh po tani në dyert e drejtësisë.

Basha: Konferencë për shtyp herë tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?