Lulzim Basha: Të enjten do rrëzojmë nga pushteti dyshen e krimit Rama-Meta. Të gjithë në Sheshin “Skenderbej”!

 

Ne nje dalje per mediat sonte lideri i Opozites Lulzim Basha beri thirrje popullit shqiptar, pa dallim bindje politike, te vijne diten e enjte ne ora 11.00 ne sheshin "Skenderbej" dhe te rrezojme dyshen e krimit Rama-Meta.

Kjo eshte thirrja me e forte e tij qe prej ardhjes ne krye te PD-se. Mesohet se ne kete proteste , pra diten e enjte, PD e ka marre shume seriozisht, pasi jane thirrur "nen arme" edhe skalionet e diteve te veshtira qe do te thote se protesta nuk duket se do te jete paqesore, por mund te kete perplasje te forta me policine e Shtetit.
Shprehja e Bashes se "hajdeni ti rrezojme dyshen e krimit" ka nje thirrje per tu perballur me Policine e Rames dhe ne gjuhen e demokrateve te kohes se Berishes kjo eshte thirrje quhet si "thirrje lufte" .
Mbetet te shikojme se si do te shkoje protesta, ndonese re jo te mira po vijne per diten e enjte.

SHKARKO APP