Lulzim Sinaj i dënuar me 25 vjet burg, ekstradohet nga SHBA-ja

Lulëzim Sinaj i dënuar me 25 vjet burg nga drejtësia shqiptare, është ekstraduar së fundmi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

“Më datë 12.03.2017, në Ballsh, shtetasi Lulëzim Sinaj ka plagosur rëndë, me armë zjarri, shtetasit E. Xh. dhe L. Xh. (prindërit e ish-bashkëshortes së tij). Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana, Interpol Washington dhe DSS në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

SHKARKO APP