Lumi Ishëm del nga shtrati e përmbyt disa hektarë tokë në Krujë, nën ujë edhe një lagje

Përmbytje e probleme nga reshjet në rrethin e Krujës. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna gjatë pasdites së djeshme por edhe gjatë natës në të gjithë rrethin e Krujës, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në fshatin Murqinë duke përmbytur disa hektarë tokë bujqësore të mbjellë.

Gjithashtu rruga e lagjes fundore të këtij fshati është totalisht e mbuluar nga uji siç duket dhe në pamje. Fatmirësisht niveli i ujit nuk është i lartë që të shkaktojë dëme në banesa.

Disa shtëpi në lagjen fundore të këtij fshati janë të izoluara pasi janë të rrethuara nga uji. Nga erërat e forta që kanë fryrë gjatë gjithë natës nuk raportohet për dëme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?