FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten qindra hektarë toka bujqësore

Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në pikat e tij më të dobëta në fshatin Murqinë e mallkuç duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore e duke bllokuar dy lagje në fshatin Murqine.

Situata për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese vijon që të jetë problematike në disa fshatra si Bubqi, Gramza, Derveni, Luzi, Malkuçi, Murqina, Bilaj, ku përpos qindra hektarëve tokë bujqësore që ndodhet nën ujë ka dhe rrugë e akse të përmbytura.

Situata nuk ka asnjë lloj përmirësimi pasi nuk ka asnjë ndërhyrje nga ana e strukturave të bashkisë, prefekturës apo emergjencave civile. Ndërkohë reshjet kanë ndaluar por sipas parashikimeve pritet që të rifillojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?