Lumi Osum fundos tokat bujqësore, banorët: S’kemi ushqim për bagëtitë! Shteti të na ndihmojë

Reshjet kanë sjellë përmbytje në toka bujqësore e sera në fshatrat Veterrik e Goriçan të bashkisë Dimal. Dëmet janë kolosale. Sera të përmbytura, perime të mbuluara nga balta, bagëti e kafshë shtëpiake pa ushqim.

”Kemi probleme shumë. Janë përmbytur 2 dynym e gjysmë jonxhë, 2 dynym e gjysmë hasëll, perkë, koçkull janë mbytur. Ka dhe dali 1 dynym me kallinj. Unë 120 mijë lekë kam pension. Ishte ushqimi për kafshët. 2 vite që nuk ishim përmbytur. Ka ardhur 2 herë këtë vit. Tokat janë nën ujë. Kam 10 dynym që i kam mbjellë. Me 120 mijë lekë çfarë të bëj, të kujdese për vajzën apo të ushqehem. Kërkojmë ndihmë nga shteti se kam vajzën e sëmurë”, thotë Dallëndyshe Delibashi. Banorët pohojnë se serat e tyre u përmbytën tërësisht nga uji dhe i gjithë prodhimi i mbjelle në to, është shkatërruar i gjithi.

“Uji ka shkatërruar gjithçka, serat janë të mbuluara të gjitha nga uji, prodhimi që mbollëm u dëmtua i gjithi dhe ishte në fazën e vjeljes. Na është bërë një dëm shumë i madh dhe do na duhen të paktën 2-3 muaj që të presim tharjes e serave për ti mbjellë prapë. Uji na mori para edhe foragjeret e bagëtive dhe çdo perime e mbjellë është nën ujë. Kemi disa ditë të përmbytur por deri më sot askush nga bashkia nuk ka ardhur, as të na shohë e as të përllogarit dëmet”, shprehen banorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata i bëjnë apel për ndihmë shtetit, duke deklaruar se këto përmbytje i rrënuan ekonomikisht dhe me sytë nga qielli. ”Na është përmbytur, grurë, misër, jonxhë. 3-4 hektarë tokë janë përmbytur. Bagëtitë duan të hanë, ushqimin nuk e marr dot. Ushqimi u mbyt i gjithi. Askush nuk ka ardhur. Të gjithë këtë problem. Dje mbolla grurin u përmbyt. Sa herë që vjen lumi përmbytemi. Argjinaturat nuk i kanë bërë”, tha Bujar Margjonaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?