Lundrimi me kanoe në liqen, turistët në Shkodër mahniten nga flora dhe fauna e tij

Liqeni i Shkodrës dhe lundrimi me kanoe është kthyer në një udhëtim të preferuar për shumë turistë që vizitojnë këtë qytet. Turistët që e vizitojnë mahniten nga pamja e zambakëve të liqenit. Lundrimi me kanoe dhe me standup puddle në liqenin e Shkodrës është kthyer ndër udhëtimet turistike më të preferuara nga turistët vendas dhe të huaj të cilët mahniten nga flora dhe fauna e liqenit të Shkodrës.

Qershia mbi tortë mbetet zona e zambakëve të liqenit ku pamja është magjepsëse. Bozhak dhe Fred janë dy turist nga Franca që vizituan zambakët e liqenit dhe u mahnitën nga pamja e tyre.

“Jemi në këtu për të shijuar Shqipërinë, pamje, është shumë bukur këtu. Jam i përbumbur nga ky vend i bukur. Ky vend ka gjithashtu shumë njerëz të mirë dhe më pëlqen shumë kjo gjë. E sigurtë që do të rikthehemi sërish. Shqipëria ishte e panjohur për ne ndërsa tani gjërat duken ndryshe. Më pëlqen shumë”,-tha turisti.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky vend është shumë i bukur. Ne na pëlqen shumë të udhëtojmë , të eksplorojmë botën dhe mendoj se Shqipëria ka diçka ndryshe që na tërheq shumë. Do të qëndrojmë disa ditë sepse po bëjmë turin e Ballkanit dhe mendoj se herën tjetër se s’bën do të qëndrojmë më shumë se dy javë. Do të kthehemi patjetër”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sfida mbetet ruajta e këtij habitati nga varkat me motor të cilat mund ta dëmtojnë këtë perlë të natyrës. Liqeni i Shkodrës është një nga destinacionet turistike që po tërheq gjithnjë e më shumë turistët, për më tepër në brendësi të tij ju mund të gjeni një nga zonat të cilat në shumë pak vende në Shqipëri mund ta gjeni, zonën ku mbarështohet zambaku i bardhë i liqenit i cili ka nxitur interesin e shumë turistëve vendas por edhe atyre të huaj. /Euronews Albania/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?