Lungomare 4 ndryshon pamjen e segmentit Radhimë-Orikum, Vengu: Një investim që transformoi përvojën e pushuesve

Deputeti i PS-së, Pirro Vengu, ka vlerësuar përfundimin e investimit në Lungomare 4, duke e cilësuar atë si një projekt që ka ndryshuar rrënjësisht fytyrën e segmentit nga Radhima drejt Orikumit dhe ka përmirësuar ndjeshëm përvojën e qytetarëve dhe turistëve.

Sipas Vengut, ndërhyrja ka sjellë një standard të ri për një nga zonat më të frekuentuara të bregdetit të Vlorës, duke krijuar një mjedis më të rregullt, më funksional dhe më të aksesueshëm për familjet dhe vizitorët.

“Lungomare 4 është një investim që e ka ndryshuar katërcipërisht fytyrën e segmentit nga Radhima drejt Orikumit, por mbi të gjitha ka ndryshuar përvojën e shumë familjeve dhe pushuesve. Sot nuk përballen më me pluhurin, zhurmën dhe rrëmujën e makinave që vinin nga të gjitha anët, por shijojnë një hapësirë më të rregullt, më të aksesueshme dhe shumë më dinjitoze për një prej zonave më të bukura të bregdetit të Vlorës”,-shprehet Vengu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai thekson se investime të tilla jo vetëm përmirësojnë cilësinë e jetës për banorët e zonës, por ndikojnë edhe në zhvillimin e turizmit dhe rritjen e potencialit ekonomik të bregdetit, duke e bërë zonën më tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?