“Lungomare” kthehet në mundim

I cilësuar si ndër projektet me mëdha të realizuar në Vlorë, Lungomare pritej te ishte investimi i nevojshëm për t’i dhëne zgjidhje problemit te trafikut ne një nga zonat më te frekuentuara të qytetit.

Por duket se kjo nuk ka ndodhur.

Rruga e re është tepër e ngushte dhe në vend qe ta lehtësoje trafikun, e ka rënduar edhe me shumë atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekti i ri e ka ndarë rrugën ekzistuese në dy korsi të ngushta me një hapësirë trotuari në mes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Makinat detyrohen të qëndrojnë njëra pas tjetrës, pa mundësi parakalimi, e të bllokuar nëse u ndodh aksident, apo kanë ndonjë defekt në automjet.

Tabelat orientuese tregojnë se shpejtësia e lejuar për te kaluar aksin me një sens lëvizje është 30 km në orë.

Për qytetarët nëse kjo rrugë do të mbesë e tillë, do të jetë një problem i madh për kalimin e mjeteve dhe menaxhimin e trafikut.

Lungomare përshkon një nga zonat më të frekuentuara nga vizitorët vendas e të huaj gjatë sezonit veror dhe përballet me një fluks shumë të lartë udhëtarësh.

Prej vitesh kalimi në këtë segment ka qenë një mundim i vërtetë, qe duket se do te vijoje edhe gjatë këtij sezoni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?