Lushnje, shpërthehet me tritol ndërtesa 3 katëshe karabina

 

Mesditën e sotme IKMT kreu shpërthimin e kontrolluar në një ndërtesë 3 katëshe, karabina, në afërsi të Rrogozhinë në vendin e quajtur Bishti i Zhurit.

IKMT dhe forcat xheniere të ushtrisë  vendosën rreth 50 kilogram lëndë shpërthyese e lloji C4 gjatë ditës së djeshme.

Në qytetin e Lushnjës dhe në autostradën Rrogozhine – Fier janë mbi 90 objekte që preken nga vendimi i qeverisë për shpronësimin e tyre.

Deri më sot në aksin Rrogozhinë-Fier janë shembur rreth 50 ndërtesa ndërsa aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim, për rreth 40 objekte te tjera.

SHKARKO APP