Lu*të brenda PD? Dhurata Çupi: Kandidatë tanë janë të pastër, tek PS po përballen me…

Kandidatja e PD-së për deputete, Dhurata Çupi tregon nëse ekziston një luftë të brendshme brenda kësaj force politike për votat. Çupi u shpreh me modesti se nuk është karakterizuar asnjëherë nga ambicia e tepërt, apo e pamoralshmja, teksa shton se brenda PD-së nuk sheh asnjë inat apo garë të fortë. Për të PS po përballet me një betejë të fortë brenda llojit, e kjo sepse po kandidojnë njerëz që kanë pushtet, e të përfshirë në afera.
”Mua s’më ka karakterizuar asnjëherë kjo tendenca, ambicia e jasht një lloj morali, e nuk e kam pasur një fokus të jetës. Por, unë nuk shikoj që në PD e në ekipin 37, të jetë ky inati apo gara e fortë. Jemi të fokusuar të vota e PD, por kodipërcakton vota e pd nuk të shkon vetëm ty, por vota i shkon edhe PD, e për pasojë ose alternohen ose vota shkon në emrin tënd.
Ti ke 37 kandidatë, që janë njëri figurë më e pastër se tjetri, në kuptimin që nuk kanë konsumuar pushtet, edhe thjesht atij do i kërkojnë votën. Pra, nëse unë shkoj i kërkoj votën qytetarit, unë nuk jam as një figurë e përlyer, e përfolur, e korruptuar. Pra, jam një qytetare e këtij vendi që i kam shërbyer çdo pozicion me ndershmëri e integritet, e i kërkoj votën, për të zbatuar programin e partisë time, në të mirë, siç e mendojmë ne, në të mirë të qytetarit.
Nga ana tjetër ti ke 37 kandidatë që janë të përfolur, të përgojuar le të themi, apo, se s’po themi fjalën tjetër, të dënuar, derisa të ketë një vendim të formës së prerë”,-tha në ”Tv Klan”.