LZHK thirrje Ramës: Dëmshpërble banorët e Thethit

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar është përfshirë në situatën që po ndodh në Theth, ku bashkëkryetari i saj, Ekrem Spahiu i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë aksionet për pastrimin e territorit nga objektet pa leje në Theth dhe të dëmshpërblejë banorët për investimet e kryera. Në një deklaratë, Spahiu i kërkoi kryeministrit të mos ndërhyrë në punët e pushtetit vendor.

“Pasi mori 83 mandate, është bërë shumë agresiv ndaj institucioneve dhe shqiptarëve duke iu imponuar frikshëm. Qeveria nuk mund të drejtojë bashkitë sepse është shkelje e parimeve të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik.

LZHK i bën thirrje Ramës që të ndërpresë menjëherë ndërhyrjet politike në bashkitë e vendit. LZHK shpreh shqetësimin e saj për përmbajtjen ligjore dhe mënyrat se si po realizohet aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje dhe lirimi i hapësirave dhe ambienteve publike dhe dënon këtë klimë terrori shtetëror ndaj banorëve të Thethit dhe kërkon dëmshpërblimin e të gjithë objekteve të prishura”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?