Ma*akra ndaj kuajve, pronari kërkon drejtësi dhe apelon për ndihmë

Ksenofon Konomi, pronari i tufës së kuajve që përpara disa ditësh u qëlluan me armë gjahu në mënyrë barbare pranë parku kombëtar të Llogarasë, ka vendosur të flasë për mungesën e reagimit të institucioneve ligjzbatuese në lidhje me rastin e paprecedentë të denoncuar prej tij.

“Nga doli kjo kafshë me plumb në gojë. Në 22 kuaj që ishin atje në malin e Llogorasë që janë goditur me armë gjahu, me çifte, janë gjetur edhe plumbat në kurrizin e trupin e kafshës. Me veterinerin kemi shkuar, përveç mungesës së policisë që nuk ka ardhur në vendngjarje, as tek të plagosurat as tek vendi ku janë kafshët. Kam denoncuar në polici për këtë situatë. Jam ndodhur i vetëm, përveç medias, pa mbështetje. Duke i kërkuar dhe policisë që të vijë në vendngjarje dhe nuk ka ardhur njeri. Unë sa kam pasur mundësi kam mbledhur prova, kam sjellë disa gëzhoja që i kam dorëzuar tek OPGJ-ja”.

Ai shprehet se kuajt janë përdorur shpesh herë edhe nga policia për gjetjen e turistëve apo nga pushteti lokal dhe zjarrfikësit në raste zjarresh. Konomi kërkon ndihmë nga institucionet ligjzbatuese sa për të vënë para drejtësisë personat përgjegjës për këtë lloj masakre aq edhe për të gjetur kuajt që janë zhdukur pa gjurmë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?