Macron i jep lamtumirën Merkel: Përqafime dhe nderim me çmimin më të lartë në Francë

Presidenti francez, Emanuel Macron, dhe kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, ndanë një përqafim lamtumire të mërkurën, pasi ai e nderoi me çmimin më të lartë në vend, Kryqin e Madh të Legjionit të Nderit.

Në vend të një darke shtetërore në pallatin presidencial të Elizesë në Paris, ku Merkel ka njohur 4 presidentë francezë, Macron e ftoi kancelaren në qytezën mesjetare të Bon, në rajonin e njohur për prodhimin e verës të Borgonjës.

Macron dhe bashkëshortja e tij Brigit shoqëruan Merkel dhe bashkëshortin Joachim me një tur në Hospice de Beaune, një ndërtesë e shekullit të 15 që ka shërbyer si spital për të varfrit e ku tani zhvillohet një ankand vjetor verërash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy mbështetës të integrimit europian, Macron dhe Merkel kanë punuar ngushtë gjatë krizës së Covid-19, edhe pse nuk u konsideruan kurrë aq të afërt sa Merkel dhe konservatori Nikolas Sarkozi, president nga viti 2007 deri në 2012. Bashkëpunimi i tyre gjatë krizës së euros, fitoi epitetin, Merkozy.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?