FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Macron me syze të errëta dhe Rama me atlete të bardha, The Guardian publikon fotot e veçanta nga Samiti i NATO-s

Dita e dytë e samitit në Ankara nisi me ceremoninë zyrtare të pritjes së krerëve të shteteve anëtare të Aleancës, të cilët realizuan edhe foton tradicionale së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe Presidentin e Turqisë.

The Guardian ka publikuar disa nga momentet më interesante të kësaj ceremonie.

Media britanike i kushtoi vëmendje edhe veshjes së kryeministrit Edi Rama, i cili edhe kësaj here zgjodhi të paraqitej me atletet e tij karakteristike të bardha, në vend të këpucëve klasike të zeza.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në lajmet e modës nga samiti i NATO-s, kryeministri shqiptar Edi Rama është shfaqur me atletet e tij karakteristike ngjyrë të bardhë borë”, shkruan The Guardian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, media britanike ndalet edhe te syzet e presidentit francez, Emmanuel Macron.

“Nuk pati ndonjë zhvillim të rëndësishëm gjatë mbërritjeve, por vlen të përmendet se presidenti francez, Emmanuel Macron, është rikthyer të mbajë syzet e tij karakteristike aviator, madje edhe në ambiente të mbyllura. Kur u shfaq për herë të parë me to në Takimin Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, në fillim të këtij viti, u tha se arsyeja ishte një enë gjaku e çarë në sy. Pamja e tij tërhoqi shumë vëmendje dhe solli një valë porosish të reja për prodhuesin e syzeve që ai mban. Prej rreth një jave ai i ka vendosur sërish. A mund të jetë rikthyer problemi me syrin?”, shkruan The Guardian.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?