Mafia shqiptare në Hamburg luftë dhe ekzekutime barabare
Nuk është kurrfarë sekreti që shqiptarët në këtë qytet tash një dekadë e kontrollojnë këtë sektor mëse përfitues dhe jo rrallë nuk kanë munguar emrat e tyre në mediat gjermane për këtë fakt.
Edhe pse në “duart” e shqiptarëve duket që pjesa më e njohur e këtij qyteti sërish është futur në beteja të përgjakshme mes shqiptarëve dhe pjestarëve të bandave tjera të Evropës lindore. Kështu me datën 4 Janar të këtij viti shqiptari nga Kosova Fisnik D. i njohur si pjestar i grupit “Eros Center Gang” kishte vrarë një pjestar të sigurimit në një lokal nate, trasmeton Gazeta Blic.
Edhe mbrëmë ka ndodhur një vrasje në pjesën e qytetit Billestedt. Një shqiptar i moshës 22 vjeçare ka ekekutuar një shtetas bullgar me një pistoletë të kalibrit 7,65 me disa plumba. Viktima ishte udhëheqës i klubit të natës “Relax” kurse shqiptari që ka kryer aktin menjëherë është dorëzuar në policinë e qytetit e cila ishte vetëm 600 metra larg vendit të krimit.
Mediat gjermane bëjnë të ditur se është hapur një luftë e re mes shqiptarëve dhe bandave të tjera nga Evropa lindore për pushtet në këtë pjesë të Hamburgut. Prokurori i lartë publik i këtij qyteti ka thënë për Bild Zeitung se ata janë “në fillim të hetimeve” dhe ende nuk kanë të thonë asgjë për detajet e këtyre vrasjeve të cilat duket që do vazhdojnë derisa të sqarohet se kush do fitojë më shumë pushtet në Reeperbahn të Hamburgut.