Magjia e festave edhe në Vlorë, marketi i Krishtlindjeve do të qëndrojë i hapur çdo ditë
Qyteti bregdetar i Vlorës ka ndezur zyrtarisht dritat e fundvitit, duke çelur siparin e festimeve për Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Qendra për këtë sezon festiv është sheshi “Tre Racat”, i cili është transformuar në një “Christmas Market” plot ngjyra dhe gjallëri.
Organizatorët kanë menduar për të gjitha grupmoshat. Hapësira festive ofron aktivitete të shumta argëtuese si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit. Vizitorët mund të shijojnë panairin me produkte autoktone; ambientet e konsumit; pistën e patinazhit.
Marketi i Krishtlindjeve do të qëndrojë i hapur çdo ditë. Për të mbajtur gjallë atmosferën, Bashkia ka njoftuar se çdo mbrëmje do të organizohen koncerte me muzikë dhe performanca artistike.
KOHA JONË SONDAZH

