Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 22:34 Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima Mijëra nacionalistë marshuan në Varshavë dhe Polonia mobilizoi policinë pas një sulmi që la gjashtë viktima, raporton Newsmax Balkans. Materiali përmban edhe zhvillime të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Kandidatura për Tiranën
  • Veliaj, Komisioni Hetimor
  • Reforma zgjedhore
  • Fermerët dhe specat
  • Greva në Spanjë
  • Ambasadori rus
  • Negociatat për Ukrainën
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Majko: Vota e emigrantëve në këto zgjedhje është detyrim ligjor

Aktualitet E hënë, 1 Shkurt 2021 10:40
Majko: Vota e emigrantëve në këto zgjedhje është detyrim ligjor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Shtetit për Diaspoën, Pandeli Majko, në seancën e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë, është thirrur për një interepelancë nga deputetët e opozitës për votimin e emigrantëve. Në fjalën e tij Majko tha se vota për emigrantët që në këto zgjedhje dhe është detyrim ligjor, dhe për respektimin e ligjit nuk mund të pretendohet konsensusi.

“Votimi i shtetasve jashtë vendit nuk ka asnjë problem ligjor për tu zhvilluar në zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti. Nga strukturat përgjegjëse të ekzekutivit është plotësuar çdo angazhim ligjore. Arsyetimi që vjen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se për të realizuar të drejtën e votës jashtë të shtetasve jashtë vendit duhet të pritet “konsesusi” i partive politike është antiligjor. Çfarë do të thotë që për të zbatuar ligjin duhet të kemi “konsesus” politik që ta zbatojmë atë?! Imagjinoni që ky standard të përdorej për ligjet që miratohen në Kuvendin e Shqipërisë pa “konsesusin” e opozitës. (!) Me këtë logjikë, duke qenë se partitë opozitare jashtë Kuvendit janë shprehur kundër sistemit të ndryshuar zgjedhor i bie që zgjedhjet të mos realizohen (!)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga përfaqësues të Partisë Demokratike ka pasur komente se për realizimin e votimit jashtë vendit, një pengesë është edhe çështja e regjistrimit të shtetasve jashtë vendit. Informoj se kjo çështje ka qenë shqetësim në strukturat administrative në ministrinë përgjegjëse të brendshme dhe atë për politikën e jashtme. Kujtoj, se në miratimin e legjislacionit për strukturat shtetërore të diasporës, në diskutimin e tyre në Komisionin e Politikës të Jashtme, nga përfaqësuesit e opozitës është kundërshtuar prerazi që këto struktura të merreshin qoftë edhe me kordinimin e rregjistrimit të shtetasve jashtë vendit në funksion të procesit zgjedhor. Procesi i regjistrimit të adresave jashtë vendit apo rinovimit të kartave të identitetit dhe pasaportave është shqetësues. Ai në asnjë rast nuk mund të jetë justifikim për moszbatimin e ligjit për votimin jashtë vendit. Edhe për këtë arsye, ministria e brendshme e ka shtyrë afatin e përdorimit të dokumentave që duhen rinovuar deri në fund të prillit 2021. Emergjenca virusale dhe ndalimet e saj në vendet ku jetojnë komunitetet shqiptare padyshim që ka krijuar efektet dhe vështirësi të natyrshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mohimi i të drejtës së votës së shtetasve jashtë vendit, për arsye “rregjistrimi”është justifikim. Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të funksionojë sistemi i aplikimit për të votuar. Aty mund të aplikohet si me pasaportën e vjetër ashtu edhe me kërkesën për qartësimin e adresave të fundit të shtetasve me banim jashtë vendit. Realizimi i të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë jashtë vendit është detyrim kushtetues dhe ligjor. Mazhoranca e ka vullnetin e plotë për këtë. Kush pret konsesus nga ata që nuk pranuan të mbajnë asnjë përgjegjësi shtetërore në opozitë do të dëmtojë kredibilitetin e zgjedhjeve të 25 prillit. Shpresoj që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos kërkojë konsensus për zbatimin e ligjit për të drejtën e votës! Ai është detyrim dhe jo cështje për diskutim”, tha Majko.

Mund t'ju interesojë

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Para 5 orësh
Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Para 5 orësh
Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe izraelite

Pesekian në COP31: Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet amerikane dhe ...

Para 6 orësh

Etiketat e lidhura

Pandeli Majkovota e emigrantëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 5 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse
Para 5 orësh

Kryebashkiakja e Zaporizhias: Qyteti jeton në frikë të vazhdueshme nga sulmet ruse

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor
Para 5 orësh

Protesta studentore/ Policia gjobit një tjetër të ri, pavarësisht tubimit paqësor

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike
Para 6 orësh

Qindra mijëra studentë në protestë? Rama: S’ka më ”Flamingo”, por disa zogj të tjerë dhe parti politike

Më të lexuarat

1 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 10 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

2 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 6 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

3 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 12 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

4 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 12 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.