Majori Feka, arrestohet në Spanjë rrjeti kriminal që e rekrutoi, 19 në pranga

Zbulohet rrjeti i trafikantëve të drogës, në të cilën u përfshi dhe majori i Forcave të Armatosura, Sokol Feka.

Guardia Civile spanjolle ka vënë në pranga 19 persona si pjesë të rrjetit kriminal që qëndronin pas 900 kg hashash, e cila nuk mbërriti dot në destinacion për shkak se avioni pësoi aksident, duke i marrë jetën dhe dy pilotëve që udhëtonin me të. Mes të arrestuarve është kryetari i grupit, José María R.M, 42 vjeç.

Të arrestuarit janë me banim në qytete si Cadiz, Sevilje dhe Malaga. Të gjithë janë spanjollë dhe me rekorde negative në polici. Midis tyre José María R.M, i arrestuar në dy operacione policore, 2008 dhe 2011.

Pavarësisht arrestimeve të përsëritura, asnjë nga këto raste nuk është gjykuar, duke treguar problemet e drejtësisë.

Më 28 janar të këtij vitim, një helikopter BO-105 u rrëzua pranë fshatit Gaucin në Spanjë teksa u përplas me një shtyllë të tensionit të lartë. Kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje kuptuan se çfarë kishte ndodhur.

Gjetja e mbetjeve të drogës konfirmuan se helikopteri po fluturonte ulët, nuk kishte dritat dhe po përpiqej që të mos zbulohej.

Përveç drogës, u gjetën trupat e coptuar të dy pilotëve: Sokol Feka, 40 vjeç nga Berati dhe Juan Francisco Mena, 31 vjeç.

Identiteti i Fekës u mësua shpejt për shkak të statusit të tij ushtarak. Kishte 18 vjet në Forcat e Armatosura, prej tyre 15 si pilot.

Ka mjaftuar ky detaj që të konfirmojë se pas transportit të drogës duhet të ketë një rrjet të mirëorganizuar dhe burime ekonomike për të punësuar një pilot të trajnuar në rrjetin e misioneve të komplikuar.

SHKARKO APP