Makina bie nga 20 m në Linzë, humb jetën shoferi 24-vjeçar
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Linzë. Një 24¬vjeçar ka humbur jetën, pasi makina me të cilën udhëtonte doli nga rruga dhe ra nga një lartësi 20 metra.
Viktima quhet Arbion Sulaj.
Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë përpjekjet për ta nxjerrë trupin e tij jashtë nga mjeti.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 05.10.2016, tek numri i emergjencave 112, ka ardhur një telefonat për një mjet i cili kishte dalë nga rruga në Linzë.
Pasi kanë vajtur shërbimet e Komisariatit rajonal Rrugorë Tiranë, kanë konstatuar mjetin tip “Mercedes Benz”, i cili kishte dalë nga rruga e për pasojë ka rënë nga një lartësi rreth 20 m. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi A. S., 24 vjeç.
Në mjet nuk janë konstatuar pasagjer. Ka qënë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfiksëve për të bërë të mundur nxjerrjen e viktimës nga mjeti. Grupi hetimor në vendion e ngjarjes po punon për gjetjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.
KOHA JONË SONDAZH

