Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Motrat humbin jetën, u mbytën nga uji

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në fshatin Delisufaj në Lushnjë, ku për pasojë kanë humbur jetën dy motra, Mirela Hasko 48-vjeç dhe Florije Xhepa 50-vjeç.

Mjeti me të cilin ato po udhëtonin, në të dalë të fshatit nuk ka arritur dot që të futej në urë dhe ka përfunduar në kanalin vaditës. Kanali ka qenë plotë me ujë dhe dy motrat kanë gjetur vdekjen nga mbytja, pasi nuk kanë mundur të dalin në sipërfaqe.

Auto-ambulancat kanë shkuar në vendngjarje, kanë marrë trupat e viktimave dhe i kanë transportuar drejt morgut të Lushnjës. Mjeti me të cilin po udhëtonin 2 gratë ka përfunduar nën urë nga rrjedha e ujit. Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?