Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, në gjendje të rëndë shoferi

Një 50-vjeçar është plagosur rëndë pasditen e sotme në Shkodër, pasi makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:50, në aksin rrugor Stom Golem – Mes Postrribë, ku makina tip ‘Benz’ me targa MA 0893 B ka dalë nga rruga. Nga veprimet paraprake rezulton se shkaku i aksidentit është humbja e kontrollit të mjetit.

Mësohet se i plagosur ka mbetur drejtuesi i makinës, H.A, 50 vjeç, banues në Shkodër i cili udhëtonte i vetëm. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

NJOFTIMI I POLCISE:

Swiss Digital Mobile Reklama

Me datë 16.10.2016 rreth orës 15.50, njoftohemi se në aksin rrugor Stom Golem – Mes Postribë, Shkodër ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor mjeti tip Benz me targa MA 0893 B.

Menjëherë për në vendngjarje janë nisur shërbimet e policisë dhe autoambulanca të cilët kanë konstatuar se:

I dëmtuar ka mbetur drejtuesi i mjetit shtetasi H.A, 50 vjeç, banues në Shkodër i cili udhëtonte i vetëm në mjet dhe është transportuar për në spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga veprimet paraprake rezulton se shkaku i aksidentit është humbja e kontrrollit të mjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?