Makina del nga rruga në aksin Elbasan-Librazhd, 3 të plagosur

Një aksident është regjistruar sot në aksin Elbasan-Librazhd, ku për pasojë janë plagosur 3 persona. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Labinot-Fushë.

Mësohet se mjeti pasi ka dalë nga rruga është përmbysur. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Fill pas aksidentit, personat e plagosur janë transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po heton mbi shkaqet e aksidentit.

SHKARKO APP