Makina del nga rruga në aksin Levan-Fier, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur nga një aksident në FIer. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, rreth orës 07:20 në në rrugën Levan-Fier, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”.

Sipas policisë së Fierit “shtetasi K.P, 19 vjeç, duke drejtuar mjetin autoveture tip “BENZ”, me targë FR 4486 D, ka dalë nga rruga, duke u përplasur me kalimtarët H.H, 66 vjeç dhe bashkëshorten e tij shtetasen me iniciale F.H, banorë të fshatit Drizë. Për pasojë janë dëmtuar të katërt personat e përfshirë në aksident, të cilët janë dërguar ne spital,ku midis tyre dhe pasagjeri që ndodhej në mjetin tip benz, shtetasi E.R, 19 vjeç, banues në Levan. Shtetasi H.H ka gjetur vdekjen në spital.”

Ndërkohë po punohet për zbardhjen shkaqeve të këtij aksidenti me pasojë një të vdekur dhe tre të plagosur.

SHKARKO APP