Makina doli nga rruga dhe përfundoi 20 m në humnerë, ndërron jetë 29-vjeçarja në Pogradec

Ka ndërruar jetë rrugës për në spital 29-vjeçarja, Xh. Hoxha, e cila mbeti e plagosur një ditë më parë nga një aksident në Pogradec. K. G., humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga duke rënë nga 20 m lartësi në vendin e quajtur Pusi i Ajdinit. Vetë Guce mbeti i plagosur rëndë dhe po kurohet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, strukturat e lartpërmendura, filluan procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndaj shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, shtetasja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë, si edhe drejtuesi i mjetit K. G., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve“,- njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?