Makina e rrëzuar në liqenin e Shkopetit mund të jetë përdorur për krim

Mjeti i cili u gjet sot i hedhur në liqenin e Shkopetit mund të jetë përdorur për ndonjë krim. Burime të Ora News bëjnë të ditur se makina mund të jetë hedhur qëllimisht në liqen.

Kjo pistë u përforcua, pasi polumbarët konstatuan se nuk është gjetur asnjë person në makinën e hedhur në liqenin e Shkopetit.

Më herët Policia e Dibrës sqaroi se mjeti i dyshuar ka rënë në liqen me targa AA 969 ND,  është në pronësi të shtetasit M.P nga Karbunara Lushnjë, dhe targat janë denoncuar të vjedhura në janar 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Dibrës shpjegon se vetëm targat janë të vjedhura, por jo automjeti. Në vendngjarje kanë mbërritur polumbarët e Reneas, të cilët po përpiqen të gjejnë persona të mundshëm që mund të kenë qenë brenda në mjet në castin e aksidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=YhAXuk6ZG_4″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?