Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Lezhë.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Tale të Lezhës, ku sipas informacioneve paraprake një automjet ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një kanal.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
