Makina mbi trotuar, Basha gjobitet për parkim të gabuar në Korçë
Lulzim Basha, ditën e sotme ka vizituar qytetin e Korçës ku është takuar me mbështetësit e tij.
Por mesa duket Basha e ka patur me shumë nxitim takimin e tij dhe për pasojë ka parkuar makinën në mënyrë jo korrekte.
Nga ana tjetër policia e Korçës nuk është kursyer aspak ndaj kreut të PD-së, ku siç shihet në fotot e mësipërme i ka mbushur me gjoba të gjitha makinat e eskortës.
Madje makinës së kryedemokratiti i ka vendosur edhe një bllokues gome.
Për me tepër ju ftojmë të ndiqni galerinë e fotove.






