Makina me shpejtësi skëterrë përplas shqiptarin në Itali, ndërron jetë në spital

Një aksident automobilistik ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Firenze. Një automjet përplasi dy këmbësorë, të cilët ishin duke ecur në trotuar.

Mediat italiane shkruajnë se një nga personat e aksidentuar, një 65-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në spital.

Të plagosur kanë mbetur edhe shoferi i makinës dhe pasagjeri. I plagosuri tjetër, i cili ende nuk është identifikuar, ka pësuar një politraumë.

Në vendngjarje mbërritën punonjësit e shëndetësisë edhe zjarrfikësit, të cilët liruan dy personat e bllokuar brenda makinës.

Informacionet policore bënë me dije se makina humbi kontrollin nga shpejtësia e lartë dhe ka përplasur dy këmbësorët.

SHKARKO APP