Makina merr flakë në ecje në Lushnje dhe del jashtë rruge, 6 persona të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnje. Një makinë tip “Lancia” ka marrë flakë në ecje e për pasojë ka devijuar nga rruga.

Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 6 persona. Dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe po transportohen drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Katër të tjerë me lëndime të lehta në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve.

Policia është në vendgjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?