Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës, rrezikohet masivi pyjor në Vlorë

Një automjet u përfshi nga flakët pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke rrezikuar seriozisht hapësirën e gjelbër përreth. Zjarri u përhap me shpejtësi dhe për pak çaste kërcënoi masivin pyjor të zonës.

Forcat zjarrfikëse ndërhynë në kohë dhe arritën të vendosin nën kontroll situatën, duke shmangur përhapjen e flakëve në sipërfaqe më të gjera.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit, ndërsa nuk dihet ende nëse zjarri është shkaktuar nga ndonjë defekt teknik apo është i qëllimshëm. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?