Makina përplas 63-vjeçaren, shoferi ia mbath

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, ku si pasojë është plagosur një grua 63 vjece.

Blutë e kryeqytetit thonë se “në afërsi të Urës së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë,një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojnë punën, për identifikimin dhe kapjen e mjetit që ka shkaktuar aksidentin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?