Makina përplas çiklistin në Vlorë, i lënduari dërgohet në spital

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë pranë Rrugës Transbalkanike në Vlorë, ku një automjet tip “Audi” ka përplasur një person që po qarkullonte me biçikletë.

Sipas të dhënave paraprake, çiklisti është goditur teksa ishte në lëvizje në këtë segment rrugor. Si pasojë e përplasjes, ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Spitali Rajonal i Vlorës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?