Makina përplas dy këmbësorë në Durrës, vdes gruaja, rëndë një burrë

Një aksident me vdekje u shënua në orët e para të mëngjesit të 17 korrikut në lagjen nr 6 të Durrësit. Policia e këtij qyteti informon se makina që drejtohej nga 25 vjeçari Klejvi Maliqi ka aksidentar dy këmbësorë.

Për pasojë ka gjetur vdekjen shtetësia.D.D. 53 vjeçe, banuese në Durrës. Ndërkohë, shtetasi A.B. 49 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Policia informon:Aksidenti  shënua rreth orës 02:10 në rrugën”Aleksandër Goga”lagja Nr. 6 Durrës. Klejvi Maliqi  duke drejtuar automjetin tip Benz me targa AA 224 BD, ka aksidentuar dy këmbësorë(një i seksit femër dhe një i seksit mashkull) Pas bërjes së testit të alkoolit drejtuesit të mjetit ka rezultuar se ka konsumuar alkool në masën 0.45 mg/liter”

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “dhe” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”parashikuar në nenet 290/2 dhe 291 të Kodit Penal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?