Makina përplas kalimtarin, deputeti i PS ndalon dhe i jep ndihmën e parë (Foto)

Një aksident ka ndodhur në unazën jugore të qytetit të Elbasanit gjatë ditës së sotme, ku një mjet ka përplasur një kalimtar. Por protagonist i ngjarjes është bërë edhe deputeti i zonës, Taulant Balla i cili i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit rreth 65 vjeç. Fotot janë publikuar nga ‘infoelbasani’.

Balla ishte duke udhëtuar me automjetin e tij kur ka parë të shtrirë në rrugë qytetarin. Ai, bashkë me kalimtarë të rastësishëm, kanë dhënë ndihmën e parë duke e larguar nga rruga të plagosurin.
IMG-20180504-WA0041-696x928
Balla ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën që kanë mbërritur në vendin e aksidentit. Qytetari i aksidentuar është transportuar me shpejtësi në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po punon për identifikimin e automjetit dhe autorin që shkaktoi këtë aksident.
IMG-20180504-WA0043

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?